Mourinho dorëzohet ende pa filluar gara: Roma nuk është favorit për titull

16:59 | 13 Gusht 2022

José Mourinho tha se vetëm Sampdoria dhe Lecce kanë shpenzuar më pak se Roma në Serie A këtë verë dhe insiston se Giallorossi nuk janë favoritë për titull.

Giallorossi e nis sezonin ndaj Salernitana nesër. Ata kanë nënshkruar me disa lojtarë të mëdhenj si Paulo Dybala, Georginio Ëijnaldum dhe Nemanja Matic këtë verë, por “Special One” është i uritur për më shumë.

“Për fat të keq, merkato nuk ka mbaruar,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Ishte takimi i parë i Mourinhos me mediat në tre muaj. Trajneri portugez nuk kishte folur me gazetarët pas miqësoreve parasezonale të Romës.

“Ne do të luajmë tre ose katër ndeshje para fundit të afatit kalimtar. Është shumë e lehtë për të gjykuar transferimet tona, është më mirë të presim. Është e qartë se ne kemi nënshkruar me pesë lojtarë për 7 milionë euro dhe është e qartë se kemi bërë shumë mirë. Tregu është i hapur për të gjithë, kemi humbur dy lojtarë të fortë si Mkhitaryan dhe Veretout dhe kemi nënshkruar me pesë lojtarë jashtë fushës plus një portier të ri të shkëlqyer. Kam dhënë dritën jeshile për të nënshkruar me këta lojtarë, jam në marrëdhënie të mira me klubin, kështu që nuk jam i frustruar. Ata [drejtorët e klubeve] duhet të lavdërohen për atë që bënë me këta pesë lojtarë, por për një sezon pa frikë, do të na duhet diçka më shumë”, u shpreh Mourinho.

Shumë i shohin Giallorossi si kandidatë për titullin dhe ka entuziazëm në Romë pas triumfit të sezonit të kaluar në Ligën e Konferencës.

“Zakonisht, sezoni i dytë sjell më shumë ndërgjegjësim. Zakonisht për ne trajnerët ka kushte për t’u përmirësuar në sezonin e dytë”, ka pranuar Mourinho.

Megjithatë, ish-trajneri i Manchester United dhe Tottenham nuk e sheh ekipin e tij si favorit për titull, duke qenë se çdo klub tjetër i Serie A ka sjellë gjithashtu përforcime.

“Ne duhet të fitojmë Europa League nëse duam të përmirësohemi në Evropë, por ka klube me fuqi të ndryshme ekonomike që mund të shpenzojnë 100-150 milionë euro çdo sezon. Ne e kemi përmirësuar ekipin duke nënshkruar me lojtarë të rinj, por të tjerët kanë bërë të njëjtën gjë. Prandaj nuk kisha nevojë të flisja në këtë periudhë. Vetëm Sampdoria dhe Lecce kanë shpenzuar më pak se ne”, theksoi trajneri portugez.

Komento: