Mourinho kapet me gazetarin në konferencë për media: Për çfarë të hakmerrem?

12:23 | 04 Tetor 2020

Mourinho është si gjithmonë special, tani kapet me gazetarin në konferencë për media: Për çfarë të hakmerrem?

Jose Mourinho mbetet njëri nga trajnerët më special në botën e futbollit.

Tekniku portugez do të drejtoj skuadrën e tij Tottenham Hotspur në derbin e javës ndaj Manchester United në Old Traford.

Spurs synojnë fitoren në një terren të vështirë pas barazimit befasues 1-1 me Newcastle United.

E gjatë konferencës për media para ndeshjes, Mourinhos i ka dal punë të kapet me një gazetar anglez i cili e pyeti nëse dëshiron hakmarrje në Old Traford.

“Hakmarrje? Çfarë është hakmarrja në futboll? Kam fituar shumë në Old Traford, si trajner i Manchester Unitedit dhe si kundërshtar”, tha fillimisht Mourinho.

Portugezi konfirmoi se të gjithë janë sjell mirë me të dhe se nuk ka armiq në Angli.

“Për çfarë hakmarrje? Të gjithë janë sjell mirë me mua gjatë kohës që isha trajner në United. Nuk kam armiq, kam ndjenja pozitive për të gjithë atje. Dua të fitoj një ndeshje dhe kjo është e gjitha”, përfundoi Mourinho.

Manchester United dhe Tottenham Hotspur përballen në Old Traford me fillim nga ora 17:30 në derbin e xhiros së katërt në Ligën Premier.

Komento: