Mourinho kundër ish skuadrës, këto janë formacionet Roma-Inter

11:36 | 04 Dhjetor 2021

Roma – Inter, Mourinho kundër ish skuadrës së tij.

Sot fillon xhiroja e 16-të në Serie A.

Një edicion jashtëzakonisht interesant po zhvillohet deri më tash në nivelin elitar të futbollit italian, atje ku Napoli, Milani dhe

Interi janë në krye të tabelës me vetëm dy pikë dallim, shkruan GazetaBlic Sport.

Roma takohet me Interin në ora 18:00, në një ndeshje ku Jose Mourinho do të përballet ndaj ish skuadrës së tij me të cilen fitoi gjithçka që ishte për t’u fituar.

Këto pritet të jenë formacionet e mundshme të kësj sfide.

Roma (4-2-3-1): Rui Patricio; Ibanez, Mancini, Smalling, Vina; Veretout, Cristante; Carles Perez, Zaniolo, Mkhitaryan; Shomurodov.

Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

Komento: