Mourinho po e transferon yllin e Milanit

13:23 | 09 Janar 2020

Tottenham janë të gatshëm të “rritin interesin e tyre” për sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek mes konkurrencës nga rivalët e tyre në Premier League.

MilanNews raportoi më herët sot se kuqezinjtë janë të hapur për idenë e shitjes së Piatek për shkak të faktit se ai ka shënuar vetëm një gol nga loja e hapur në 18 ndeshje të Serisë A, përcjell ORAinfo.

E ardhmja e Piatek – i cili u bashkua një vit më parë nga Genova – mund të jetë në Premier League, me Aston Villa, Spurs dhe West Ham të gjithë dukshëm të interesuar.

Sipas The Sun, janë Spurs ata që kanë avantazhin në garën për të transferuar polakun, për të cilën Milano ka vendosur një çmim të kërkuar prej 27 milionë euro.

Meduimi angleze pretendon se ekipi i Jose Mourinho është i dëshpëruar me Harry Kane dhe janë “në një pozitë më të mirë për tëtransferuar sulmuesin e Milanit, i cili vetëm dëshiron të largohet nga Milano për një klub me madhësi të ngjashme. /ORAinfo/

Komento: