Mourinho reagon pas kartonit e kuq të Son

17:18 | 23 Dhjetor 2019

Futbollisti i Tottenhamit Heung Min Son u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Chelsea.

Tottenham ka pësuar një humbje me rezultatin 0:2, në ndeshjen kundër Chelsea, ku ndër të tjerash Son u ndëshkua me kartonin e kuq.

Jug-koreani bëri një ndëryhrje në Rudiger, ndërhyrje e cila në shikim të parë u duk për kartonin e kuq, gjë që edhe shtyu gjyqtarin të ndëshkonte anësorin, por rishikimet treguan tjetër gjë.

Mourinho është shprehur tejet i pakënaqur me vendimin për kartonin e kuq, dhe ka bërë të ditur se Tottenham do ta apelojë këtë vendim.

“Situatën me Son, mendoj se z.Tierney e mori gabim. Ne po e mbysim ligën më të mirë në botë” ka thënë Mourinho, duke bërë të ditur se do ta apelojnë vendimin, transmeton lajmi.

Son do të jetë një humbje e madhe për Spurs, në kohën e ‘Boxing Day’, që është pjesa më e vështirë e kampionatit.

Mbetet të shihet nëse apeli do të ketë sukses, dhe Son të mund të paraqitet me skuadrën e tij.

Komento: