Mourinho vazhdon të dhurojë spektakël: Titulli çështje e hapur pa CR7? Pyesni Inzaghin…

19:47 | 28 Gusht 2021

Jose Mourinho ka dalë para mediave në prag të ndeshjes së Romës kundër Salernitana, ndërkohë që portugezi nuk i lë batutat. Ai është ngacmuar në lidhje me transferimin e Cristiano Ronaldos te Manchester City.

“Special One” tenton të shmanget me stil dhe e bën në njëfarë mënyre: “E vetmja gjë që mund të them është se nëse Juventus është i lumtur, nëse Ronaldo është i lumtur dhe Manchester United është i lumtur, atëherë është marrëveshja perfekte.

Nuk ka nevojë të flitet për Cristianon. Për dike që ka fituar, shënuar dhe ka bërë histori për 20 vite nuk ka nevojë për komente. A u hap Scudetto pas largimit të CR7? Pyesni Simone Inzaghin”.

Komento: