Mourinho vihet pas mbrojtësit e Barcelonës

17:49 | 16 Janar 2020

Mourinho po synon transferime të mëdha gjatë këtij afati kalimtar.

Tottenham është duke punuar fuqishëm në merkaton e këtij afati kalimtar të janarit.

Skuadra e Jose Mourinhos është futur në garë për, qendërmbrojtësin e Barcelonës Samul Umtit.

Mbrojtësi francez nuk është i lumtur në Camp Nou, dhe Mourinho e ka piketuar si qendërmbrojtësin ideal për skuadrën e tij.

Kujtojmë që për Umtitin është interesuar edhe skuadra tjetër angleze, Arsenal.

Komento: