Mposht Torinon, Milan kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mposht Torinon, Milan kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

23:52 | 12 Janar 2021

Milan fiton kundër Torinos, kualifikohet në çerekfinale të Kupës se Italisë.

Penalltitë kanë qenë vendimtare për Milanin për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Ishte një ndeshje e hapur dhe e ashpër ku Mërgim Vojvoda u lëndua në minutën e 84 për t’u larguar nga fusha derisa Donnarumma i Milanit u ndëshkua me të kuq për protesta nga banka rezervë në minutën e 73-të

Penalltitë kanë vendosur çerekfinalistin në Kupën e Italisë në ndeshjen Milan-Torino.

Në këtë ndeshje është lënduar lojtari i Kombëtares kosovare Mërgim Vojvoda derisa Zlatan Ibrahimovic ka luajtur vetëm në pjesën e parë, ku është zëvendësuar në pjesën e dytë me Calhanoglu.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje përfundoi me rezultat 0-0, ku Milan pati disa mundësi më të mira për shënim por që nuk i shfrytëzuan.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte më e acaruar, me Milanin që kërkonte golin por që Torino e mbante më mirë atë.

Sa ishte e acaruar u pa që në minutën e 73-të, portieri Gianluigi Donnarumma u ndëshkua me karton të kuq pasi që bëri disa sjellje jo sportive nga bankina.

Ai u detyrua që të largohet nga loja.

Lojtari i Kombëtares se Kosovës, Mërgim Vojvoda e detyrua që të largohet nga kjo ndeshje për shkak se u lëndua në minutën e 84-të dhe gjendja e tij nuk dukej mirë.

Me gjasë Vojvoda ka lënduar krahun në këtë ndeshje.

Me rezultat të barabartë përfundoi edhe pjesa e dytë dhe të dy skuadrat luajtën edhe dy shtesa nga 15 minuta.

Edhe në shtesa ndeshja ishte e barabartë por Milan arriti që të shënonte një gol në minutën e 114 por që goli i anulua nga VAR.

Nga penalltitë më të sigurt u treguan lojtarët e Milanit derisa portieri i Milanit sonte Tatarusanu mbrojti penalltinë e Rincon.

Pas kësaj fitoreje skuadra e Milan e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Komento: