Mposhti Chelsean, Arsenali fiton FA Cup – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mposhti Chelsean, Arsenali fiton FA Cup

20:52 | 01 Gusht 2020

Skuadra e Arsenalit e ka fituar FA Cup.

Minutat e parë të pjesës së parë i takua Bluve të Londrës që dominuan ndeshjen në çdo pjesë të fushës.

Por kjo do të zgjaste deri në minutën e 26-të kur Aubameyang do të dilte përpara me top por Cesar Azpilicueta do të shkaktonte penallti të cilën në gol do ta shndërronte Aubameyang.

Në minutat e fundit Arsenali ishte më i rrezikshëm dhe tregojë se mund ta fitojë këtë ndeshje.

Në pjesën e dytë Chelsea filloi më mirë takimin dhe pati disa mundësi për shënim por që nuk u konkretizuan rastet.

Por Arsenali shënon gol në minutat më të mirë të Chelsea.

Një kundërsulm i shpejt i Arsenalit i nisur nga Bellerine bën që topi të shkojë të Nicolas Pepe i cili asiston të Aubameyang kurse ky shënon një gol të bukur në minutën e 68-të, duke parabolluar portierin e Chelsea, Caballero.

Për Chelsean gjërat vështirësohen edhe më shumë kur me të kuq përjashtohet Mateo Kovacic në ndërhyrjen e dytë kundër Granit Xhakës.

Arsenal sulmoi në pjesën e mbetur të ndeshjes derisa zëvendësimet e Lampard nuk arritën që të barazojnë rezultatin dhe ta dërgojnë këtë ndeshje në vazhdime.

Kjo është hera e 14 që Arsenal e fiton FA Cup, trofe që skuadra londineze e ka fituar më se shumti në Angli.

Komento: