Muaj i Ramazanit nis me 6 maj, do të zgjasë vetëm deri me…

08:17 | 21 Mars 2019

Kanë mbetur më pak se dy muaj deri të fillimi i muajt të shënjtë të Ramazanit.

Muaji i shenjtë i Ramazanit, muaji më i shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë këtë vit do të nisë më 6 maj dhe do të përfundojë më 3 qershor.

Këtë vit besimtarët myslimanët do të agjërojnë 29 ditë.

Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në mbrëmje, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame.

Përveç ngrënies, pirjes, kryerjes së marrëdhënieve seksuale, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame.

Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj.

Komento: