Muhaxheri del kundër Hazirit: Kryeministri i ardhshëm nuk kalon nga zyrat e LDK-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Muhaxheri del kundër Hazirit: Kryeministri i ardhshëm nuk kalon nga zyrat e LDK-së

22:43 | 07 Nëntor 2019

LDK dhe VV po vazhdojnë takimet për harmonizimin e programeve për krijimin e qeverisë së re.

Kryetari i Pejës njëkohësisht anëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se për të pasur sukses koalicioni VV-LDK duhet të ketë dy mandate.

Zyrtari i LDK-së ka thënë se është shumë normale që posti i Presidentit duhet të diskutohet tash sepse duhet të definohet tash si do të jetë qeverisja brenda tetë viteve.

I pyetur nëse “kryeministri kalon përmes zyrave të LDK-së”, Muhaxheri ka thënë se kjo nuk qëndron.

“Emri i kryeministrit të ardhshëm ka kaluar përmes popullit. Ai nuk mund të kaloj as nga zyrat e LDK-së e as nga zyrat e ambasadave”.

Muhaxheri ka thënë në një emisionin në RTV Dukagjini se duhet krijuar një diskurs publik që kryeministri i takon partisë së parë derisa ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo gjë mund të ndryshoj vetëm nëse ndryshohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

Ndryshe nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një statusi në Facebook kishte deklaruar se “kryeministri i ardhshëm i Kosovës kalon përmes zyrave të LDK-së”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!