Muhaxheri i LDK-së: Albini të jep dorëheqje meqë u lodhë nga stresi, s’kemi vija të kuqe për askënd

09:33 | 30 Mars 2024
muhaxheri-i-ldk-se:-albini-te-jep-doreheqje-meqe-u-lodhe-nga-stresi,-s’kemi-vija-te-kuqe-per-askend


Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri për FrontOnline thotë se meqë kryeministri Kurti është lodhur nga punët dhe nga stresi, le të jep dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje.

‘’ Ne kemi dhënë një qëndrim të qartë që nga kryetari dhe nga kryesia, nëse do me u dorëheq e që po do me u tërheq, le të jep dorëheqje shkojmë në zgjedhje. Meqë u lodhë nga punët dhe angazhimet dhe ka stresi, le të jep dorëheqje e shkojmë në zgjedhje pastaj zgjedhjet e përcaktojnë fatin e ardhshëm të Kosovës’’, thotë Muhaxheri.

LDK-ja koalicion parazgjedhor nuk do të bëjnë me askënd, derisa koalicionet paszgjedhor varen nga rezultati zgjedhor.

‘’Ne nuk i konsiderojmë as të fortë e as të butë, ne e kemi kandidatin tonë. Për parazgjedhor nuk besoj se do të kemi koalicion me askënd, për pas-zgjedhor nëse dalim të parët nuk kemi vija të kuqe me askënd, nëse dalim të dytët me të parin nuk bëjmë koalicion’’, deklaroi Muhaxheri për FrontOnline

Muhaxheri thotë se vetë fakti që partitë opozitare po vendosin kandidatë për kryeministër nga fusha e ekonomisë, i bie se qeverisja aktuale ka degraduar.

‘’Vallahi qaty është problemi prej qeverisjes së keqe vendi shkon duke degradu, por më vonë e kuptojnë e tash duhet me i kthy njerëzit që merren me ekonomi dhe që e mendojnë këtë punë për të ardhmen e vendit dhe zhvillimi ekonomik është ai që i bën njerëzit me jetu në këtë vend’’, përfundon Muhaxheri për FrontOnline.

Komento: