Muhaxheri: Serbia bëri ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër, Vuçiqi nuk e mbajti fjalën

15:33 | 23 Prill 2024
muhaxheri:-serbia-beri-nderhyrje-te-paligjshme-ne-nje-proces-zgjedhor-te-nje-shteti-tjeter,-vuciqi-nuk-e-mbajti-fjalen

Pas thirrjes së Listës Serbe për bojkot, qytetarët serb të dielën pothuajse tërësisht kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në katër komunat veriore.

Pas mbylljes së vendvotimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli të dështuar mbajtën e zgjedhjeve.

Pas këtij dështimi, kanë humbur pakica serbe dhe Qeveria kosovare, thotë njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxheri.

Muhaxheri vlerëson për Front Online se zgjedhjet në veri janë rast i humbur për mundësin e një zgjedhjeje.

Ai thotë se bojkoti do të kthejë çështjen e kryetarëve në pikën zero.

Muhaxheri e ka cilësuar si urgjencë zgjidhjen e kësaj situate në veri.

“Bojkotimi i djeshëm nga qytetarët serb është një rast i humbur sepse ka pas mundësi të shndërrohet në një avancues të situatës drejt zgjidhjes.

Tash kthehemi në pikën zero ku duhet shumë angazhim nga të gjitha palët që të gjendët një zgjidhje e gjithë pranueshme, se kjo situatë nuk mund të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë se katër kryetaret nuk e përfaqësojnë vullnetin politik të asaj pjese të popullatës është urgjencë që të gjendët një modalitet. Ka humbur qeveria e Kosovës edhe pakica serbe sepse gjendja bllokuese do të vazhdoj”, u shpreh Muhaxheri.

Njohësi i çështjeve politike thotë se masat e BE-së për Kosovën do vazhdojnë.

Pasi sipas tij, ende nuk është zgjidhur çështja e kryetarëve verior.

Ai vlerëson se zgjidhja do të bëhet kur vullneti politik i qytetarëve do zgjedh kryetarët.

“BE-ja e ka ndërlidhur çështjen e sanksioneve me procesin e rregullt zgjedhor i cili do të përfundonte me projektimin e vullnetit politik të qytetarëve serb me raport të katër kryetarëve, kjo nuk ndodhi dhe nga perspektivë e Brukselit zgjidhja nuk është arritur.

Nëse sanksionet janë të ndërlidhura më gjetjen e zgjidhjes kjo nuk ka ndodhur dhe është  e pritshme që sanksionet të vazhdojnë, pasi situata është e njëjta sepse referendumi ishte një tentim i pasuksesshëm. Deri sa të vijnë katër kryetarët sipas vullnetit politik të qytetarëve kjo temë nuk do të zgjidhët”, deklaroi Muhaxheri për Front Online.

Krerët kosovar kanë bërë përgjegjëse presionin e Beogradit për dështimin e votimeve.

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktualë dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj, por qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi.

“Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rezultatet e votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, tregojnë se nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë.

“20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin, për të iniciuar këtë proces, nuk rezultuan më shumë se aq. Serbia e ka parë që mund t’i mbledhë 20% por jo edhe 50%”, ka shkruar Kurti.

Komento: