Mund të pëballen “kokë më kokë”, Olta: Kiara ka qenë gjithë kohën në hijen e Luizit

23:07 | 21 Mars 2023

Rrezikojnë të pëballen “kokë më kokë”, Olta: Kiara ka qenë gjithë kohën në hijen e Luizit.

Dalja në televotim ka shtyrë çiftin Olta Kiara të përdorin disa strategji në lojë, në mënyrë që të jenë sa më aktive, por edhe që ata të dyja të dalin “kokë më kokë” në nominim.

Këtë dëshirë në fakt e ka shprehur Olta gjatë javës, me argumentin se publiku ka nevojë ta shohë Luizin vetëm pa Kiarën në shtëpi.

Olta është shprehur gjatë javës se ajo ka qenë shumë aktive dhe i ka dhënë shumë shtëpisë gjatë këtyre ditëve qëndrim. Ajo tha se Kiara është në hijen e Luizit gjithë kohën, ndyshe nga ajo që ja del vetë, pa mbështetjen e askujt.

Kiara: E folën edhe pak dje gjatë darkës. Është mendimi i Oltës. Është e vërtetë që Luizi më ka dhënë mbështetje këtu brenda, dhe pa të do kisha dalë më përpara nga shtëpia. Për mendimet e Oltës, nuk kam si t’ja mbush mendjen. Big Brother për mua është të shfaqësh edhe një lloj realiteti, me pastërti. Unë nuk kam patur nevojë të luaj.

Olta: Është e vërtetë që Kiara nuk ka luajtur, por kohët e fundit po e bën këtë gjë. Jem në një pikë të lojës që nuk është e mjaftueshme me kaq sa po jep Kiara. Procesin e Kiarës unë e kam kaluar me sukses. Gjërat që kam thënë në video, i kam thënë edhe më parë.

Kristi: Luizi ka bërë edhe lojën e vet dhe të Kiarës. Unë nuk shikoj ndonjë gabim këtu, sepse në fund të fundit ata janë çift bashkë. Është zhdukur Luizi më shumë se Kiara. Kjo nuk do të thotë që Kiara nuk ka bërë lojë. Ajo e ka mbuluar Luizin dhe e ka mbrojtur nga emocionet negative.

Dea: Kiara ka bërë shumë në këtë shtëpi, pasi jo gjithkush e përballon dot këtë gjë, në çift. Duhet të jetë më e drejtëpërdrejtë ose më e vendosur. Si personalitet, është ndryshe nga Luizi.

Kiara: Unë e kam bërë gjithë kohën këtë gjë dhe është e vështirë të gjesh një vijë të mesme. Unë jam përpjekur ta kundërshtoj në një mënyrë elegante, pa ngritur zërin, pasi nuk e kam në natyrë.

Qetsor: Nuk ka arsye pse të sforcohet Kiara. Nuk është e thjeshtë të jetosh me Luizin, pas gjithë atyre situatave. Ajo është e detyruar të qëndrojë në vigjilëncë, nuk e ka të lehtë.

Arbër: Luizi është një arsye e fortë pse Kiara është ende brenda në shtëpi. Si lojtare, nuk kam parë ndonjë gjë të jashtëzakonshme te Kiara. Nuk e mbaj mend për diskutime të forta, strategji apo aleanca.

Luizi: Arsyeja pse unë e kam mbrojtur Kiarën është shumë e thjeshtë është sepse çdo sulm që ajo ka patur, ka qenë për mua. Çdo sulm që i kanë bërë, ia kanë bërë për mua, jo se kanë patur ndonjë gjë me Kiarën. Dhe patjetër që unë do e mbroj, sepse sulmi është për mua.

Komento: