Mundo Deportivo: Për shkak të këtij lojtari Messi nuk e rinovoi kontratën me Barcelonën

20:23 | 05 Gusht 2021

Barcelona dhe sulmuesi Lionel Messi kanë disa probleme në negociata.

Transferimi pritej të bëhej zyrtar sonte (e diele) sepse ishte arritur marrëveshja, por për momentin gjithçka ka ndaluar, transmeton lajmi.

Sipas Mundo Deportivo, një ndër arsyet që ka probleme është mos transferimi i mbrojtësit të Atalantas, Cristian Romero.

Qendërmbrojtësi i Atalantas, ishte kërkesë e veçantë nga Messi që të përforcohet mbrojtja, por nuk u realizua pavarësisht negociatave.

Klubi provoi për disa javë të transferonte Romeron, sa që edhe ofroi 40 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.

Mirëpo, oferta nuk u pranua dhe tani lojtari është duke udhëtuar në Angli për të kompletuar kalimin te Tottenham.

Kjo ishte ndër arsyet që ka probleme mes Messit dhe Barcelonës, derisa vazhdojnë negociatat që të zgjedhën problemet.

Komento: