Mungojnë Rashani, Bytyqi, Kastrati dhe Celina, FFK del me njoftim zyrtar

12:57 | 08 Nëntor 2021

Kombëtarja e Kosovës këtë muaj do zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme.

“Dardanët” do zhvillojnë fillimisht miqësore me Jordaninë, pastaj do jenë mysafir i Greqisë.

FFK me komunikatë zyrtare ka konfirmuar se Elbasan Rashani, Zymer Bytyqi, Lirim Kastrati dhe Bersant Celina do mungojnë në këto dy ndeshje.

Rashani dhe Bytyqi shkaku i lëndimeve që pësuan në xhiron e fundit, derisa Kastrati dhe Celina kanë pasur kërkesë shkaku i skuadrave.

Postimi i plotë i FFK-së pa ndërhyrje

Sot ka filluar grumbullimi i ekipit kombëtar për dy ndeshjet e fundit të vitit 2021, miqësoren ndaj Jordanisë, që zhvillohet të mërkurën në Prishtinë dhe përballjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, që zhvillohet të dielën ndaj Greqisë në Athinë.

3 futbollistë që ishin pjesë e listës së përzgjedhësit Gliha nuk do t’i bashkohen ekipit në këtë grumbullim. Elbasan Rashani ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme me klubin e tij, kurse Lirim Kastrati e Bersant Celina me kërkesën e tyre për shkak të situatave respektive në klubet e tyre janë liruar nga obligimet me ekipin kombëtar për këtë grumbullim.

Po ashtu mbetet për t’u vlerësuar situata e Zymer Bytyqit, që ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme me klubin e tij. Bytyqi është duke i kryer ekzaminimet mjekësore me klubin e tij dhe më pas do të merret vendimi definitiv për të”, shkruhet në komunikatë.

Komento: