Mungon Ronaldo, s’ka fitore për Juven – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mungon Ronaldo, s’ka fitore për Juven

22:53 | 17 Tetor 2020

Ndeshja Juvetus – Crotone ka përfunduar me rezultat 1-1.

Një ndeshje që filloi keq për kampionin e Italisë me vendasit që luftuan deri në fund që ta marrin një pikë.

Juventusi nuk ka arritur që të fitojë pa Ronaldon në ndeshjen e xhiros së katër të Serie A. Skuadra kampione e Italia do të përballej me Crotonen në Ezio Scida.

Vendasit ishin më të mirë në minutat e parë të pjesës së parë dhe goli erdhi në minutën e 12-të ku shënoi Simy nga penalltia.

Alvaro Moratta ishte realizatori i golit të barazimit për Juventusit në minutën e 21-të.

Në pjesën e dytë, Juventus ishte më i mirë dhe arriti që të shënoi një gol në minutën e 76-të, përsëri me Alvaro Moratan por që VAR e anuloi golin.

Juventus tentoi që ta rikthej rezultatin por që mungonte realizimi i golit.

Ky është barazimi i dytë i Juventusit në sezonin e ri, derisa Juventus është në vendin e katër me tetë pikë.

Crotone në anën tjetër është në vendin e 18-të dhje kjo është pika e parë që ajo ka marrë këtë sezon.

Komento: