Mungon veç zyrtarizimi, këtë fanellë do ta vesh Ramos sezonin e ri

18:03 | 23 Qershor 2021

Sergio Ramos do të luajë në Paris Saint Germain.

Sipas gazetës spanjolle, AS, thuhet se Sergio Ramos do të transferohet në Paris Saint Germain.

Gazeta përgënjeshtron zërat që Roma është favorite, dhe një ribashkim me Jose Mourinhon nuk është i mundur, pasi Ramos do të transferohet tek PSG-ja.

Ramos kishte refuzuar Manchester United dhe Manchester Cityn për të pranuar ofertën e Nasser Al-Khelafit.

Sipas artikullit, Ramos tanimë ka arritur marrëveshje me Drejtorin sportiv të “parisienëve”, brazilianin Leonardo dhe transferimi është afër.

Komento: