Mungon vetëm zyrtarizimi, Bakayoko po transferohet në Milan

11:57 | 24 Gusht 2021

Gjiganti italian është afër të finalizojë marrëveshjen për Tiemoue Bakayoko.

Milani është duke shikuar opsione për përforcimin e repartit të mesfushës që pas largimit të Hakan Çalhanoglut.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ‘Rossonerët’ janë shumë afër kompletimit të transferimit të Bakayokos.

Bisedimet mes palëve janë duke vazhduar për huazimin e futbollistit me të drejtë blerje më pas për një shifër që nuk është caktuar ende, transmeton lajmi.

Chelsea do ta lejojë mesfushorin të largohet dhe marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti.

27-vjeçari, ishte pjesë e Milanit edhe në sezonin 2018-19 si i huazuar ku la përshtypje me paraqitjet e mira dhe tani trajneri Stefano Pioli e dëshiron sërish në ekip.

Komento: