Mungon vetëm zyrtarizimi, ky pritet të jetë transferimi i parë i Rangnck të Milan

12:12 | 14 Korrik 2020

AC Milan pritet të bëjë revolucion gjatë kësaj vere.

Trajneri i ardhshëm i Milanit, Ralf Rangnick, raportohet se ka zgjedhur Patrik Schick për të udhëhequr sulmin e tyre sezonin e ardhshëm, pasi RB Leipzig nuk do t’i paguajë Romës 29 milionë euro.

24-vjeçari kaloi këtë sezon në huazim në RB Leipzig, i ftuar pikërisht nga Rangnick sa ishte drejtor i Red Bull.

Huazimi kushtoi 3.5 milionë euro dhe ekzistonte një mundësi për ta blerë për 29 milionë euro , por klubi gjerman lejoi që afati të skadonte, duke shpresuar të negocionte një tarifë dukshëm më të ulët, transmeton lajmi.

Schick shënoi 10 gola në 22 ndeshje të Bundesligës këtë sezon, duke rizbuluar besimin e tij pas një kohe të vështirë në Romë.

Sipas Sportitalia, Milani tani e ka në shënjestër Schick për shkak të një kërkese të veçantë nga trajneri i tyre i ardhshëm, Rangnick.

Zlatan Ibrahimovic është duke u larguar në fund të sezonit, ndërsa Rafael Leao po mundohet të gjejë rolin të ri në ekip.

Komento: