Mungon vetëm zyrtarizimi, Lampard merr drejtimin e ekipit nga Premierliga

16:47 | 07 Nëntor 2021

Frank Lampard është kandidati kryesor për të zëvendësuar Daniel Farken te skuadra e Norwich Cityt.

Sipas “Daily Mail”, drejtuesit e klubit anglez do të nisin bisedimet me trajnerin që është i papunë që prej largimit nga Chelsea.

Në listën e dëshirave të skuadrës angleze janë edhe Steven Gerrard dhe Roy Hodgson.

Norwichi të shtunën shkarkoi trajnerin, Daniel Farke, për shkak të rezultateve të dobëta këtë edicion. Pikërisht të shtunën Norwichi shënoi fitoren e parë.

Komento: