Mungon vetëm zyrtarizimi, Mandzukic transferohet në Milan

13:44 | 17 Janar 2021

AC Milan ka befasuar të gjithë me interesimin për ish-sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Sulmuesi kroat është ende në kërkim të skuadrës të re, teksa raportohet se mund të rikthehet në Serie A.

Që nga korriku i vitit të kaluar, sulmuesi kroat është pa skuadër. Mirëpo, 34 vjeçari shumë shpejt mund të bëhet me skuadër të re.

‘Di Marzio’ shkruan se tashmë marrëveshja mes Milanit dhe lojtarit është shumë afër finalizimit.

Ish-sulmuesi i Juventusit pritet që të nëshkruajë kontratë të vlefshme për 6 muaj me ‘Rossonerët’, por me mundësi vazhdimi nëse ai regjistron parqitje të mira me fanellën kuq e zi.

‘Di Marzio’ gjithashtu shkruan se Mandzukic momentalisht ndodhet në Zagreb, por është në gjendje të mirë fizike dhe i gatshëm për aventurën e re.

Komento: