Mungon vetëm zyrtarizimi, Milani dhe Porto arrijnë marrëveshje për Mehdi Taremin

21:46 | 30 Gusht 2023

Sipas La Gazzetta dello Sport, kalimi i Mehdi Taremit në Milan është praktikisht një punë e kryer, pasi dy klubet kanë rënë dakord për tarifën e transferimit të sulmuesit.

Kuqezinjtë do të nënshkruajnë me Taremin për 15 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën.

Reprezentuesi iranian ka bërë presion për t’u transferuar në San Siro, pasi ka më pak se një vit në kontratën e tij me Porton.

Sipas Gazzetta, të dy klubet tani janë duke diskutuar detajet e fundit, por kalimi i sulmuesit në Itali është praktikisht një punë e kryer.

Kuqezinjtë shpresojnë të shkëmbejnë dokumente gjatë orëve të ardhshme, duke kompletuar nënshkrimin e Taremit para përfundimit të afatit kalimtar veror më 1 shtator.

Taremi pritet të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me gjigantët e Serisë A.

Komento: