Mungon vetëm zyrtarizimi, Milot Rashica i bashkohet gjigantit evropian

19:18 | 05 Qershor 2020

Milot Rashica do të ndërroj ekip, por jo edhe ligën.

RB Leipzig është shumë afër transferimit të yllit kosovar, Milot Rashica, sipas raportimeve nga Bleacher Report.

Trajneri i këtij klubi, Julian Nagelsmann, synon që ta zëvendësojë Timo Werner-in e larguar te Chelsea, me sulmuesin e krahut te Werder Bremen-i.

Rashica ka arritur që t’i realizojë dhjetë gola dhe të kontribuojë me gjashtë asistime në 29 paraqitjet e tij në të gjitha garat për të Gjelbrit e Gjermanisë.

Vushtrriasi ka qenë emër i shpeshtë në spekulimet e muajve të fundit, të cilat e kanë lidhur po ashtu ngushtë me një kalim te kampioni i Evropës dhe botës, Liverpool.

https://www.youtube.com/watch?v=7NiF7rPWlEU&feature=emb_title

Komento: