
Ylli holandez po largohet nga Ajax.
Donny Van de Beek është shumë afër të bëhet futbollist i Real Madridit. Marrëveshja me futbollistin është kryer që disa muaj, por që deri më tani nuk mund të bindej skuadra e Ajax.
Por, oferta e fundit prej 55 milionë eurosh nga Real Madridi, duket se e ka bindur gjigantin holandez.

22 vjeçari shpejt pritet të zyrtarizohet te Realit, por që do luaj me 13 herë kampionët e Evropës nga vera e ardhshme.
Van Der Beek shihet si pasardhës i Kroos e Modric të cilët kanë kaluar të 30-tat dhe ngadalë mund të humbasin edhe pozitën e titullarit te Reali.