Mungon vetëm zyrtarizimi, ylli i madh po transferohet në Inter

15:40 | 16 Janar 2020

Afati i janarit pritet të jetë i nxehtë në Serie A.

Gjiganti italian, Inter ka arritur të sigurojë shërbimet e Christian Eriksenit.

Kalimi i tij tek Interi, ishte bërë bujë e madhe gjatë ditëve të fundit në mediat ndërkombëtare, ndërsa tani thuhet se gjithçka është e kryer.

Gazetari, Nicolo Schira shkruan se agjenti i lojtarit gjendet në Milano për të përmbyllur marrëveshjen e transferimit të futbollistit danez tek klubi i Interit.

Zbulohet se drejtuesit e Interit do të paguajnë plotë 18 milionë euro për kartonin e Eriksenit.

Komento: