Mungon vetëm zyrtarzimi, Timo Werner arrin marrëveshje me gjigantin evropian

16:47 | 11 Qershor 2020

Pse nuk po zyrtarizohet Werner te Chelsea? Marrëveshja ekziston.

Chelsea dhe Timo Werner janë pajtuar për kushtet e kontratës.

Tash e disa ditë raportohet për një marrëveshje mes Timo Werner dhe skuadrës së Chelsea.

‘Bild’ së fundmi ka dhënë edhe disa detaje të reja lidhur me këtë lëvizje, duke zbuluar pse nuk po zyrtarizohet marrëveshja, transmeton lajmi.

Vonesa për zyrtarizim po bëhet për shkak të klauzolës liruese e cila do të skadojë më 15 korrik, dhe jo 15 qershor, ashtu siç raportohej nga medie të tjera.

Klauzola e lojtarit është 53 milionë euro. Chelsea thuhej se ka marrëveshje për 60 milionë euro.

Komento: