Murati: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po bllokojnë vullnetin e qytetarëve

14:08 | 15 April 2025
murati:-pdk,-ldk,-aak-dhe-lista-serbe-po-bllokojne-vullnetin-e-qytetareve

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas dështimit të votimit për verifikimin e mandateve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka akuzuar partitë opozitare – PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe, për bllokim të procesit demokratik.

Murati theksoi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në historinë parlamentare të vendit, duke e quajtur situatën “precedent të rrezikshëm” për demokracinë dhe vullnetin qytetar.

Postimi i plotë:

Komento: