Murati: Po presim përfundimin e numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit e pastaj mund të flasim për formimin e qeverisë

12:38 | 24 Mars 2025
murati:-po-presim-perfundimin-e-numerimit,-certifikimin-e-rezultateve,-konstituimin-e-kuvendit-e-pastaj-mund-te-flasim-per-formimin-e-qeverise

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë konferencës së sotme është pyetur për formimin e qeverisë së re.

Ai tha se fillimisht do të presin përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve e konstituimin e Kuvendit.

“Në lidhje me këtë çështje po besoj vlen ajo çfarë ka thënë kryeministri. Pra që fillimisht do të presim përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe mund të flasim për formimin e qeverisë”, tha Murati.

Komento: