Muriqi e nisë mbarë, hyn në lojë dhe ia siguron fitoren Fenerbahçes

22:05 | 12 Qershor 2020

Muriqi hyri në lojë dhe ia siguroi fitoren Fenerbahçes.

Vedat Muriqi e ka gjetur rrjetën në fitoren e Fenerbahçes kundër Kayserispor.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u la në stol për ndeshjen e parë pas pandemisë.

Megjithatë, ai u inkuadrua në lojë në minutën e 63’, kur vendasit po humbisni 0-1.

Pas disa minutave të mirë në fushë, në atë të 87’, vendasit fitojnë penallti dhe Muriqi e konkretizon atë në gol.

Një minutë më vonë, Luiz Gustavo shënoi për 2-1, duke rrëmbyer kështu tri pikë të arta në këtë takim.

Komento: