Muriqi gjithnjë e më afër klubit italian

20:31 | 29 Gusht 2020

Presidenti i Lazios telefonon drejtorin sportiv të Fiorentinës për Muriqin.

Vedat Muriqi është dëshira e Lazios për sulmin. Sulmuesi i plotëson të gjitha kriteret për qenë pjesë e bardhekaltërve, që sezonin e ardhshëm do të luajnë edhe në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë shtatlarti dardan nuk po rezulton një objektiv i lehtë për Igli Taren. Fenerbahçe ka rritur çmimin dhe tashmë kërkon 20 milionë euro për shërbimet e Muriqit.

Sipas “Corriere dello Sport” kjo ka bërë që Lotito të acarohet dhe të shohi si shkaktare Fiorentinën. Violët kanë hyrë në garë për sulmuesin shqiptar dhe presidenti i Lazios beson se diçka e tillë ka nxitur Fenerbahçen të ngrejë çmimin.

Këshu, Claudio Lotito ka vendosur të telefonojë Baronen, i cili ka rolin e drejtorit sportiv te klubi i Firoentinës.

Gjatë thirrjes telefonike, kreu i bardhekaltërve i ka kërkuar Barones të heqin dorë dhe të dalin nga loja për Vedat Muriqin.

Komento: