Muriqi kërcënon Galatasarayn – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Muriqi kërcënon Galatasarayn

14:03 | 16 Shtator 2021

Vedat Muriqi mund të luaj nga minuta e parë në ndeshjen e Europa League që Lazio përballet me Galatasaray.

Sulmuesi i Kosovës e njeh këtë kundërshtar nga koha sa ishte pjesë e Fenerbahces, madje ishte përfolur edhe për mundësinë që t’i bashkohet.

Muriqi ka folur në konferencë për media, ku është shprehur shumë entuziast për të shënuar.

“Stambolli është një qytet i bukur dhe është një kënaqësi e madhe të kthehesh këtu. Unë jam sulmues dhe dua të shënoj, jam gati të bëj atë që duhet të bëj. Unë kisha Covid-19 në sezonin e parë me Lazio. Po përpiqem të jem në të njëjtin nivel me shokët e skuadrës. Është e vështirë të luash si startues në një ekip që ka luajtur së bashku për 5 vjet. Unë jam gati të jap kontributin tim, pastaj trajneri do të vendosë”, tha Muriqi.

Komento: