“Muskujt“ e Haradinajt

19:02 | 31 July 2019

Tri vjet para dy vjetve të fundit, kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, njëkohësisht shef i LDK-së, Isa Mustafa, Kurti & Co s’patën lënë gjë pa i bërë: e gjuanin me gjësende të forta, i hedhnin spray para hundës së tij, i hedhnin gaz lotësjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës, ia shponin gomat e veturës zyrtare, ia sulmonin shtëpinë e tij…

Pasardhësit të Mustafës, kryeministrit në detyrë (në dorëheqje), njëkohësisht shef i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë dy vjetve të qeverisjes së tij, Kurti & Co s’ia bënë asnjërën nga ato që ia kishin bërë paraardhësit të tij, edhe pse me Haradinajn ishin po aq të pakënaqur, sa edhe me Mustafën. Dhe jo vetëm kaq. Përballë Qeverisjes Haradinaj, Kurti & Co deklaruan publikisht “heqjen dorë“ nga metodat radikale të kundërshtimit të qeverisë.

Pra, rrjedhimisht, pa “muskuj“ qeverisja në Kosovë është tepër e vështirë, pothuaj edhe e pamundur. Mjerisht. Ndërkaq, “shteti“ pa “muskuj“ s’është shtet. “Muskujt“, prandaj, s’janë dobësi e Haradinajt, siç po thonë me zë të lartë kundërshtarët e tij, por përparësi e liderit në Kosovë.

Komento: