Musliu-Shoshi: Albin sot duhet t’u kërkosh falje atyre që për Zajednicën i ke quajtur tradhtar, hipokrit e paqavra

09:04 | 03 Nëntor 2023
musliu-shoshi:-albin-sot-duhet-t’u-kerkosh-falje-atyre-qe-per-zajednicen-i-ke-quajtur-tradhtar,-hipokrit-e-paqavra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të raportojë në Kuvend para deputetëve për takimin e fundit në Bruksel.

Para se të fillojë raporti, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ajo, ka shkruar se ky i fundit para së të raprotojë sot duhet t’u kërkojë falje të gjtihë atyre që i ka quatjur tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra.

Postimi i saj i plotë:

Albin, para se me raportu sot në Kuvend për ‘Zajdnicën’ e ke borxh me ju kërku fajle të gjithë atyre që TI  i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra!

E mbi të gjitha borxh e ke me i kërku falje të gjithë atyre që kanë dhënë jetën, kanë qendru në burg, kanë humb gjymtyrë e janë zvarritë në rrugë për KAUZAT  e rrejshme tuat me qëllim ardhjen në pushtet!

Heret a vonë, gjynahet të zënë!

Komento: