Musliu-Shoshi: Dështimi në KiE është i Albinit, Vjosës, Glaukut e Donikës

19:33 | 14 Maj 2024
musliu-shoshi:-deshtimi-ne-kie-eshte-i-albinit,-vjoses,-glaukut-e-donikes

Duke bërë të ditur se shqyrtimi i Kosovës në Këshill të Evropës se as të martën nuk ka arritur të jetë pjesë e agjendës së Komitetit të Ministrave, që pritet të mblidhen më 17 maj, deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shohi, ka thënë se ky dështim është kryeministri, ABIN Kurtit, presidentes, Vjosa Osmani, kryekuvendarit, Glauk Konjufca si dhe i kryediplomates, Donika Gërvalla.

E faturat e hoteleve dhe darkave, deputetja e PDK-së ka thënë se i paguan qytetari i Kosovës,

“Kosova sot e humbi edhe këtë momentum për anëtarësim në Keshillin e Evropës! Dështim është i Albinit, Vjoses, Glaukut e Donikës. Faturat  e vizitave me plot këshilltar me hotele e darka luksoze e paguan veç qytetari!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

Nga Franca, Gjermania e Italia, në lidhje me anëtarësimin në KiE, Kosovës iu kërkua që të bëjë hapa konkret për Asociacionin, që që ishte absurde për Kurtin dhe kështu refuzoi ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Komento: