Musliu-Shoshi: Rritja e së djathtës në Parlamentin Evropian, rrezik për Kosovën

19:29 | 10 Qershor 2024
musliu-shoshi:-rritja-e-se-djathtes-ne-parlamentin-evropian,-rrezik-per-kosoven

Deputetja e PDK-së, njëherit anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi e ka komentuar rritjen e së djathtës ekstreme në Parlamentin Evropian.

Këto rezultate, paraqesin rrezik për Kosovën, vlerëson deputetja e PDK-së.

Pasi sipas saj, fitorja e së djathtës do të ndikojë sa i përket fuqizimit të vendit tonë me ndërkombëtarët.

Ajo deklaroi për Front Online, se Kosova duhet të rrisë bashkëpunimin me shtetet anëtarë.

“E djathta është në ngritje e sipër, kjo është rrezik për Kosovën, sa i përket fuqizimit tonë në aspektin ndërkombëtar. Por ka rëndësi se sa do të bashkëpunojë Qeveria jonë me forcat që janë zgjedhë në PE por edhe me vendet e tjera të BE-së, por edhe me shtetet anëtare që janë njohëse të Kosovës, duhej të kishte një bashkëpunim të Kosovës me SHBA dhe Britaninë. Kosova me zgjedhësit e ri të BE-së, duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë e të mos ketë injorim”, deklaroi Musliu-Shoshi.

Komento: