Mustafa flet për ndërhyrjen e Vjosa Osmanit në Turqi

23:32 | 09 Maj 2022

Vjosa Osmani, ka bërë një ndryshim të dukshëm në fizikun e saj.

Gazeta turke, Hurriyet.tr, ditë më parë ka shkruar rreth ndërhyrjes kirurgjike që ka kryer Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Antalia të Turqisë.

Ndërkaq, Gazeta Metro ka marrë një prononcim nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ishte atakuar nga partia në pushtet, pas një trajtimi mjekësor që kishte marr në Gjermani.

Mustafa është shprehur se është e drejtë e çdokujt që të kujdeset për shëndetin e vet.

“Është e drejtë e çdokujt që të kujdeset për jetën dhe shëndetin e vet. Edhe e znj.Osmani. Konsideroj se kujdesi për vetveten është edhe shprehje e përgjegjësisë familjare. Është jo vetëm presidente, por edhe nënë dhe në këtë rast meriton respekt. S’mund të them se ajo ka pasur ndonjë qëndrim atakues ndaj meje kur jam trajtuar jashtë. Në të kundërtën, ka shprehur interesim njerëzor”, ka thënë Mustafa.

Mustafa se disa të tjerë nuk kanë treguar se janë njerëz, duke thënë se gjatë kohës që ishte me koronavirus, disa persona kishin shkuar aq larg sa i kishin montuar edhe video me varrimin e tij.

“Disa të tjerë nuk janë treguar se janë njerëz. Janë soji i atyre që shpërndanin video të montuara të varrimit tim kur isha me COVID”, u shpreh ai.

I pyetur se partia në pushtet a po përdor standarde të dyfishta, ai ka tha se tani nuk ka më standarde.

“Tani s’flitet për standarde, sepse të tilla s’ka”, tha Mustafa.
Ndryshe, Osmani raportohet se kishte kryer operacion kirurgjik, për largimin e kilogramëve të tepërt përmes një metode të sofistikuar.

Gazetat turke gjithashtu kishin raportuar se Osmani ka qëndruar në një hotel me 5 yje para dhe pas ndërhyrjes kirurgjike.

Komento: