Mustafa i replikon sërish Kurtit: M e Amerikën nuk kemi humbur asgjë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mustafa i replikon sërish Kurtit: M e Amerikën nuk kemi humbur asgjë

20:57 | 16 Shtator 2020

Mustafa ka thënë se qasja e Kurtit për marrëveshjen është e gabuar, me Amerikën nuk kemi humbur asgjë.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka replikuar sërish kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se nuk do ta zbatojë marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, nëse VV’ja vjen në pushtet.

Këtë, Mustafa e sheh si qasje shumë të gabuar.

Ai tha se qasja e Kurtit është e gabuar, sepse asnjëherë Kosova nuk ka humbur me SHBA’në.

“Mendoj që është një qasje e gabuar e tij, sepse me Amerikën asnjëherë Kosova nuk ka humbur asgjë. Marrëveshja nuk prek në sistemin kushtetues, për ta çuar në Kuvend që kjo marrëveshje të votohet”, tha Mustafa.

Komento: