Mustafa pas vendimit të Kushtetueses: Drejtësia e Kosovës po funksionon

23:28 | 28 Maj 2020

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur lidhur verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ai është shprehur se ky verdikt ka dëshmuar se shteti i Kosovës dhe drejtësia e Kosovës po funksionon.

“Unë mendoj se aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ka dëshmuar edhe njëherë se shteti i Kosovës dhe drejtësia e Kosovës po funksionon. Ne si LDK gjithmonë kemi respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa marrë parasysh a na ka pëlqyer ose jo, por jemi pajtuar se kjo gjykatë e ndanë drejtësinë sa i përket çështjeve themelore dhe fundamentale të Kosovës. Gjykata Kushtetuese është treguar shumë e kujdesshme”, tha ai.

Më tutje Mustafa tha se vendimi iu takon të gjitha subjekteve politike dhe se beson se të gjitha do të jenë pjesë e implementimit të tij.

“Ky është vendim që iu takon të gjitha subjekteve politike sepse të gjitha mund të jenë pjesë e implementimit të këtij vendimi dhe besoj se ky vendim do të zbatohet dhe se është në dobi të forcimit të demokracisë”, tha Mustafa.

Komento: