Mustafit e Xhakës mund t’u bashkohet edhe ky futbollist shqiptar te Arsenal

18:13 | 17 Maj 2020

Arsenal po shihet si favorit për transferimin e Marash Kumbullës.

Marash Kumbulla ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të pas paraqitjeve shumë të mira sezonin e fundit me Hellas Veronën.

Së bashku me Amir Rrahmanin kanë bërë që skuadra e tyre të ketë mbrojtjen e dytë më të fortë në Serie A.

Sipas “Inter Neës” për talentin e kombëtares shqiptare ka shfaqur interesim edhe Arsenali.

Kështu skuadra nga Londra mund të bëj që dy mbrojtësit qendror të jenë shqiptar, Kumbulla dhe Mustafi.

Verona e vlerëson lojtarin 30 milionë euro dhe për të interesim kanë shtuar edhe Interi, Leipzig dhe Evertoni.

Komento: