Naim Qelaj zgjedhet Avokati i ri i Popullit

14:01 | 28 Shtator 2020

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Naim Qelajn Avokat të Popullit.

Për zgjedhjen e Qalajt në këtë pozitë kanë votuar pro 69 deputetë, pesë kundër dhe tre kanë abstenuar.
Qelaj nuk ia kishte arritur t’i merrte votat e duhura në seancën e kaluar për marrjen e pozitës së Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit ka mandat pesë vjeçar.

Qelaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e AAK-së në kohën sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër, kurse ka qenë edhe koordinator nacional për mbrojtje nga dhuna në familje.

Komento: