Napoli arrin marrëveshje me lojtarin e njohur kosovar, zbulohen detajet

20:51 | 20 Dhjetor 2019

Napoli ka arritur marrëveshje me lojtarin kosovar.

Amir Rrahmani sipas të gjitha gjasave do të jetë lojtar i skuadrës së Napoli.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe Veronës duket se do të vazhdojë aventurën e tij në futbollin italian me skuadrën e Napoli.

Dje është raportuar se napolitanët po interesohen për dyshen e Veronës, Amrabat – Rrahmani, por sot raportohet për diçka më shumë.

‘Tuttomercatoëeb’ shkruan se Napoli ka marrëveshje me Rrahmanin.

Mbrojtësi kosovar thuhet të jetë pajtaur për një marrëveshje pesë vjeçare me Napolin.

Kartoni i lojtarit i ka kushtuar skuadrës së Aurelio De Laurentiis plot 15 milionë euro, duke përfshirë edhe huazimin deri në fund të sezonit.

Komento: