Napoli dhe Milan po bëjnë shkëmbimin e papritur të lojtarëve

14:45 | 02 Korrik 2020

Napoli dhe Milan po mendojnë shkëmbimin e lojtarëve.

Napoli dhe AC Milan mund të bëjnë një shkëmbim lojtarësh në rast se transferimi i Luka Jovic në San Siro dështon të ndodhë.

Arkadiusz Milik pritet të transferohet tek Milan ndërsa në drejtim të Napolit do të vijë Franck Kessie.

26 vjeçari i Napolit ka një kontratë deri në 2021 dhe ka qenë i kërkuar edhe nga Juventus por Milan duket se ka hyrë fuqishëm në këtë garë.

Sipas Corriere della Sera, Gennaro Gattuso është i gatshëm të lërë Milik të largohet nëse tek Napoli vjen Kessie.

Kjo pasi Gattuso ka punuar 2 vite me 23 vjeçarin dhe e çmon lart si lojtar.

Komento: