Napoli e hedh në gjyq Elseid Hysajn

13:57 | 01 Gusht 2021

Elseid Hysaj në telashe, Napoli e hedh në gjyq për rebelimin e vitit 2019.

Përvoja e Elseid Hysajt te Lazio nuk filloi shumë mirë. Së pari marrëdhënia e ashpër me ultrasit bardhekaltër dhe tani përplasja e mundshme me ish-presidentin e vet, Aurelio De Laurentiis.

Presidenti i Napolit në fakt nuk e ka harruar gjestin, të cilin e konsideroi të pafalshëm, të kryer nga futbollisti shqiptar dhe të tjerët natën e 5 nëntorit 2019. Në fund të ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Salzburgun, ish-mbrojtësi i Empolit refuzoi të rrinte i grumbulluar në mjediset e klubit.

Ky vendim u diktua nga presidenca e klubit, si shenjë ndëshkimi për lojtarët e revoltuar në ekipin e udhëhequr nga Carlo Ancelotti në atë kohë. Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, presidenti napolitan kërkon nga Elseid Hysajt, i cili u transferua te Lazio falas gjatë kësaj vere, 65 mijë euro si një lloj kompensimi për atë gjest (thyerje disipline, rebelim).

NAPLES, ITALY – AUGUST 01: Aurelio De Laurentiis the President of SSC Napoli looks on prior to during the pre-season friendly match between SSC Napoli and OGC Nice at Stadio San Paolo on August 1, 2016 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
Me gjyqin e hapur kundër Hysajt, kreu i klubit blu bën një paralajmërim edhe për Insigne e të tjerët. Pra, u tregon se çfarë i gjen edhe disidentët e tjerë brenda skuadrës. Disa ditë më parë, kancelaria e gjykatës së Napolit i komunikoi papritur avokatit të mbrojtësit shqiptar se po vazhdon me caktimin e gjyqtarit të tretë, për të kompletuar panelin e shqyrtimit të kryengritjes së lojtarëve axurrë.

“Gazzetta dello Sport” shkruan sot: “Ajo kryengritje e 5 nëntorit 2019…, Napoli nuk është në gjendje ta mbyllë atë. Procedurat për gjobat, të cilat ‘heshtën’ për një vit e gjysmë, tani janë përshpejtuar për shkak të kalimit të Elseid Hysaj te Lazio.

Duke riaktivizuar praktikën, De Laurentiis i dërgon një mesazh të qartë Lorenzo Insigne dhe shokëve të tij. Kjo çështje nuk ka përfunduar dhe të gjithë do të duhet të paguajnë për përgjegjësitë e tyre”.

Komento: