Napoli e mposht Romën, shpreson në një vend në Ligën e Kampionëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Napoli e mposht Romën, shpreson në një vend në Ligën e Kampionëve

23:55 | 05 Korrik 2020

Napoli e ka mposhtur Romën në kuadër të javës së 30-të në Serie A me rezultat 2-1.

Edhe pse të dy skuadrat kishin shanse të mira shënimi në pjesën e parë, portat mbetën të paprekura, për të lënë spektalin në pjesën e dytë.

Në 45 minutëshin e dytë, tre gola u shënuan, me napolitanët që dolën triumfues nga kjo sfidë.

Ishte Jose Maria Callejon që shënoi golin e parë të takimit në minutën e 50-të me një asistim të Mario Ruit.

Por, epërsia e vendasve zgjati vetëm pesë minuta, pasi Henkrih Mkhitaryan (60’) shënoi nga një shërbim i Edin Dzekos.

Napolitanët ishin të fokusuar më pas tërësisht në sulm dhe arritën të rikthenin epërsinë me golin e Lorenzo Insignes që u shënua në minutën e 82-të.

Me këtë fitore në javën e 30-të, Napoli gjendet në pozitën e gjashtë me 48 pikë, aq sa ka edhe Roma në të pestin.

Në xhiron e 31-të Napoli luan me Genoan, ndërsa Parma takohet me Parman.

Komento: