Napoli ia “terron” Milanit, të premten nënshkruan me yllin e madh

18:07 | 08 Janar 2020

Napoli, janë optimistë për përfundimin e nënshkrimit të mesfushorit spanjoll të La Ligës, Celta Vigo, Stanislav Lobotka deri të Premten, 10 Janar.

Napoli ka qenë në treg për të nënshkruar lojtarët që mund të forcojnë mesfushën e tyre për pjesën tjetër të fushatës dhe janë lidhur me 25-vjeçarin për një kohë, ani pse ai u kërkua me ngulm nga Milan përcjell ORAinfo.

Sa i përket raportit të fundit, hierarkia e Napolit është mjaft optimiste për përfundimin e nënshkrimit të Lobotka deri të Premten, përkundër faktit se ata nuk janë të gatshëm të rritin ofertën e tyre prej 20 milion € për lojtar./ORAinfo/

Komento: