Napoli në garë për yllin e Real Madridit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Napoli në garë për yllin e Real Madridit

21:49 | 09 Gusht 2020

Skuadra e Napolit ka hyrë në garë për yllin e Real Madridit.

Napoli i është bashkuar garës se shumë klubeve që interesohen për shërbimet e Sergio Reguilon, mbrojtësi i majtë i krahut që është në pronësi të Real Madridit por që për momentin është në huazim në Sevilla

23 vjeçari shënoi në 1/8 e finales kundër Romës këtë javë, e ku Sevilla fitoi me rezultat 2-0.

Kjo arrin në tre gola dhe katër asiste në 34 ndeshje që bëri ai në të gjitha garat sivjet.

Lojtari i krahut, që luan edhe në role të avancuara se fundi është kërkuar edhe nga Napoli që ka bërë hapin e parë drejt tij.

Ka shumë garë për këtë lojtar pasi që për të po interesohen edhe disa skuadra të Premier Ligës, përfshirë Chelsean dhe Evertonin,.

Mbi të gjitha, Sevilla nuk e ka përjashtuar mundësinë për ta blerë lojtarin i cili është i huazuar tek ata në këtë sezon.

Komento: