Napoli po ia merr yllin e madh Milanit

14:00 | 25 Dhjetor 2019

Napoli po bën çmos të transferojë yllin e Milanit, Ricardo Rodriguez.

27-vjeçari ka qenë i kufizuar në vetëm pesë paraqitje në Serie A këtë sezon dhe kontrata e tij ka përfunduar në 2021, përcjell ORAinfo.

Napoli po kërkon të investojë në mbrojtjen e tyre dhe Corriere dello Sport thotë se ata e shohin zviceranin si një kandidat të mirë./ORAinfo/

Komento: