Napoli transferon një lojtar të ri në skuadër

14:02 | 08 Janar 2021

Napoli fillon merkaton duke transferuar një lojtar të ri në skuadër.

Napoli është duke kërkuar lojtarë të rinj për të transferuar në klub dhe ta përforcojë klubin edhe më shumë.

Mediat në Itali raportojnë se Napoli ka arritur marrëveshje me Hellas Veronan për transferimin e Mattia Zaccagni.

Shumë klube janë në garë për të siguruar shërbimet e Mattia Zaccagni, mirëpo siç raporton Calciomercato, Napoli janë duke udhëhequr garën.

25 vjeçari është duke kaluar një formë të mirë këtë sezon, ku ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 5 herë në 17 ndeshje e zhvilluara në të gjitha garat.

Gazeta Calciomercato raporton se Napoli do të paguajnë 13 milion euro për të, mirëpo ai do të mbetet në Stadio Bentegodi deri në fund të sezonit.

Komento: