Nasim Haradinaj flet para Gjykatës në Hagë: Nuk e njoh dhe nuk do ta njoh këtë gjykatë

15:59 | 29 Shtator 2020

Haradinaj para Gjykatës në Hagë: Nuk ju njoh, politikanët tanë na sollën këtu.

Nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj para gjyqtarit të procedurës paraprake ka thënë se mandati i Tribualit Special ka skaduar.

Haradinaj ka thënë se nuk është sjellë në mënyrë të keqe në Hagë, por, që ka thënë se ka përfundimet e tij për atë që ka ndodhur.

“Nuk janë sjellë keq, me përjashtim që unë nuk e arsyetoj këtë dhe nëse më lejohet me fol unë kam disa konkluzione të mia”, ka thënë Haradinaj.

Nënkryetari i veteranëve, Specialen e ka quajtur të uzurpuar, duke thënë se nuk e njeh mandatin e saj.

“Na keni ozurpu, mundeni me zurpu, nuk e kam njoftë këtë gjykatë, nuk e njoh dhe nuk e kam njoftë, jeni me afat të skanduar”, thotë ai, duke shtuar se në këtë situatë veteranët i kanë sjellë politikanët që votuan Specialen.

Komento: